Albin Kurti në takim me Isa Mustafën

Kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje po mbajnë një takim brenda Kuvendit të Kosovës.

Takimi po realizohet për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Në këtë takim pritet të arrihen pikat finale të marrëveshjes përfshirë ndarjen e pozitave që do t’i takojnë në qeverinë e re.

Të premten, këto dy parti kishin bërë të ditur se kanë arritur pajtim të plotë për harmonizimin e programeve qeverisëse ndërsa është bërë e ditur se marrëveshja mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia fituese doli Lëvizja Vetëvendosje që fitoi 29 ulëse në Kuvend ndërsa u përcoll nga Lidhja Demokratike me 28 ulëse.