Albin Kurti: Në rrugën e rritjes dhe zhvillimin e Ushtrisë tonë rol të madh luajnë ShBA-të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luajnë një rol të madh në rrugën e rritjes dhe të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës.

Këtë, Kurti e tha gjatë ceremonisë së pranimit të automjeteve ushtarake, donacion nga ShBA-të.

“Vendi po mirëpret refugjatët afgan, po mbështetë vendet e rajonit me fatkeqësi natyrore siç ishte rasti me zjarrin në shtetin fqinj. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë duke punuar pandalshëm për ngritjen e kapaciteteve luftarake”, tha Kurti.

Sipas tij, mbështetja me automjete të blinduara është vetëm një nga shumë fushat që po kontribuohet.

“U jemi mirënjohës për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë. Pjesëtarët e FSK me ushtrinë amerikane në Kuvajt, ‘Defender Europe 21’ ka dëshmuar se FSK-ja i ka më të mëdha aftësitë sesa mundësitë”, tha kryeministri.

Duke falënderuar qeverinë amerikane për këtë mbështetje, ai tha se shpreson që këto automjete të blinduara, të ruhen në mënyrën më të mirë.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj, kërkoj nga aleatët që ta ndihmojnë Kosovën dhe Ushtrinë e saj, që të pajisen edhe me helikopterë.

Osmani: Kërkojmë ndihmën e aleatëve që të pajisemi edhe me helikopterë