Albin Kurti ndalon favoret për kompaninë e këshilltarit të Ramush Haradinajt

Qeveria e Kosovës e ka anuluar vendimin e marrë nga ish qeveria e Ramush Haradinajt për normëne akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë.

Besnik Bislimi, ministër i financave dhe transferove propozoi që dy vendime që prekin këtë sektorë të anulohen.

“Dua të propozoj shfuqizimin e vendimit të qeverisë së datës 11 shtator 2018 për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit në Kosovë si dhe propozimin për shfuqizimin e vendimit të datës 9 tetor 2018. Ky koncept dokument dhe ky vendim e kanë ndryshuar normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij ky vendim i qeverisë Haradinaj e favorizonte një biznes dhe si i tillë ndikonte negativisht.

“Ne besojmë që këto vendime nuk janë të drejta kanë ndikuar në çrregullimin e tregut. Të hyrat nga akciza janë ndikuar negativisht  nga ky vendim. Duke e marrë parasysh që në Kosovë është vetëm një fabrikë e duhanit e bëjnë këtë vendim shumë preferencial”, tha ai.

Ky vendim është marrë nga Qeverisë Haradinaj, në tetor të 2018.

Në këtë vendim ishte shtuar një pikë që e rregullonte përllogaritjen e normës së akcizës për cigaret që prodhohen në Kosovë.

Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë edhe koncept-dokumentin për ndryshimin e politikave bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë, që po ashtu është miratuar nga Qeveria Haradinaj.

Ky koncept dokument i ka hapur rrugë vendimit që favorizonte prodhimin e duhanit në Kosovë.

Vendimi për anulimin e kësaj e prek dy njerëz që merren me politikë, njërin të AAK-së e tjetrin të PSD-së.

Ish këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinajt, Gazmend Abrashin dhe drejtorin e Komunës së Prishtinës, Genc Bashotën që udhëheq me Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Abrashi dhe Bashota janë 2 nga 3 aksionarët e kompanisë “Premium Tobacco Group sh.p.k”, fabrikës se vetme në Kosovë që merret me prodhimin e cigareve.

Kjo është edhe e vetmja kompani në Kosovë që merret me prodhimin e duhanit.

Abrashi dhe Bashota tani janë aksionar dhe pronarë të kësaj kompanie e cila e ka vazhduar aktivitetin e fabrikës së duhanit “Bozhuri” në komunën e Gjilanit.

Abrashi ka 92% të aksioneve në këtë kompani. Genc Bashota ka 4% të aksioneve si dhe bashkëpronari tjetër është Shkëlzen Bashota me 4% aksione poashtu.

 

Drejtori i Shpend Ahmetit aksionar në biznesin e duhanit

LIVE – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

LIVE – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 28 février 2020

.