Albin Kurti merr pjesë në ‘Symi Symposium’ në Greqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ‘Symi Symposium’ në Athinë të Greqisë.

Sipas një njoftimi, në këtë samit morën pjesë personalitete të shquara politike, akademike e humitare nga Evropa.

“Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht’, ka njoftuar ish kryeministri Kurti.