Albin Kurti kujton 30-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në 30-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se kjo Kushtetutë është gur themel i shtetësisë së Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi. Sot, edhe pse të lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata në përjetësi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar se kjo ditë po ashtu është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar, mbi Serbinë.

“ Ky vullnet i lirë i dhe i ligjshëm u rilegjitimua me referendumin për Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur më 30 shtator 1991, dhe u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999”, ka shkruar në fund Kurti.

Sot janë mbushur 30-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut.

Më 7 shtator të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan që erdhi si rezultat i shpalljes se Deklaratës kushtetuese së 2 korrikut të po atij viti.