Arkiv - Foto: REL/AP

Albin Kurti komenton deklaratën e Grenelit rreth heqjes së tarifës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas deklarimeve emisarit të amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell.

Grenell në një intervistë në T7 deklaroi se kryeministri Albin Kurti i ka thënë se do ta heqë tarifën.

Përmes një komenti në Facebook, Kurti ka treguar dy herët që është takuar me Grenell duke treguar që asnjëherë nuk i ka thënë se do ta heq tarifën.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet”, ka shkruar Kurti,

Kurti ka mirëpritur deklaratën e Grenell kundër planit për shkëmbimin e territoreve.

“Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, ka shkuar Kurti.

ShBA-të vazhdimisht i kanë kërkuar largimin e tarifës për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, mirëpo kryeministri Kurti ka deklaruara se tarifa do të zëvendësohet me reciprocitet.