Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Kemi filluar pastrimin e listave të skemave sociale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria ka filluar pastrimin e listave të skemave sociale ndërsa ka shtuar se gjatë 100-ditëshit të parë të qeverisjes kanë ndaluar “marrëveshje të këqija’.

Kurti gjatë raportimit për 100-ditëshin e Qeverisë ka theksuar se ekzekutivi që ai udhëheq ka rritur besimin e qytetarëve.

“Qeveria jonë në tre muajt e parë ka marrë 144 vendime. Ne kemi zbatuar zotimet tona para qyetarëve tanë. Për 100 ditë ne kemi ndaluar marrëveshje të këqija në vlerë milionëshe ndërsa kemi filluar edhe pastrimin e listave të skemave sociale në Kosovë”, tha Kurti në Kuvend.