Albin Kurti i bie pishman, shkarkon anëtarët e sapo emëruar të Telekomit të Kosovës

Kanë kaluar pak më shumë se një muaj që kur Luljeta Elezi dhe Teki Shala janë emëruar nga Qeveria Kurti si anëtarë të përkohshëm të Bordit të Telekomit të Kosovës.

Por sot, në mbledhjen e 26-të të Qeverisë, Kurti i ka shkarkuar Elezin dhe Shalën, të cilët i kishte emëruar vet më 6 mars.

Në vend të tyre, Qeveria Kurti ka emëruar dy anëtarë të tjerë të Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, Lule Ahmedin dhe Hekuran Nikçin.