Albin Kurti heq tarifën, nis reciprocitetin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sonte Qeveria do të marrë vendim që ta largojë taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe do ta zëvendësojë më reciprocitet.

“Sot është një ditë e veçantë pasi që Qeveria ndodhet  në një mbledhje ku po marrin një vendim të rëndësishëm. Ky është zbatimi gradual i reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë. Mbledhja do të zgjasë deri në ora 22:00 dhe aty do të vendoset”, tha Kurti.

Sipas tij, nëse ky vendim hyn në fuqi do të mbetet deri më 15 qershor.

Ndërsa, Kurti ka bërë të ditur se taksën e ka hequr plotësisht për Bosnjën, pasi që sipas tij nuk duhet trajtuar njësoj me Serbinë.

“Me Bosnjën e heqim tarifën pa asnjë shtesë tjetër. S’duam që Bosnjën ta trajtojmë njësoj. Edhe ajo vuan njësoj si ne. Në këtë kuptim jemi të bindur që veprimi ynë ndaj Bosnjës do të has në mirëkuptimin e popullsisë atje, por duam edhe që instuticionet ta pasojnë këtë me heqjen e vizave mes Kosovës dhe Bosnjës”, bëri të ditur ai në një konferencë për media.