Albin Kurti: Haradinajt e marrin bajrakun e braktisin për karrigë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka hequr taksen pa u këshilluar me ShBA-të.

 

Ai madje ia citoi edhe një postim në Twitter të kryeministrit Kurtit.

“Në këtë sallë, kur është diskutuar për taksën, unë personalisht i kam thanë që taksën keni me heq dhe je ka e hek gabim se nuk je ka e hek  në adresën e caktuar, nuk je tu e negociu me ShBA-të”, ka thënë Daut Haradinaj”, tha ai.

“Në twittin e fundit, Kurti e ka konfirmuar që do e heq tarifën. Pse u heq tash, tarifën e keni heq z. Kryeministër. Sot nuk ki as taksë as reciprocitet”, deklaroi ai.

Por, e menjëhershme ishte përgjigja e kryeministrit, Albin Kurti.

“z. Haradinaj, ju e kuptoni  se është e thjeshtë, nuk po hiqet tarifa, po hiqet kryeministri. Për atë jeni mbledhur sot. Tarifa unë kam thënë që zëvendësohet me reciprecotet, prej 1 prillit, po hiqet kryeministri”, deklaroi ai.

“Ajo që unë besoj, është se juve ju ka ngelur merak që ju ta hiqni ju tarifën sic e bëtë me demarkacion, ju e merrni bajrakun e në fund e lëshoni  për karrige. E unë, nuk e bëj ashtu. Demarkacioni, demarkacioni, çakorri, çakorri, zhlepi, zhlepi, e top në karrige të kryeministrit”, tha Kurti.

“Ky mocion është që sot të hiqet kryeministri jo tarifa”, deklaroi Albin Kurti.