Albin Kurti ftohet për intervistim pas kërcënimit me jetë që i bëri Haxhi Hoti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pas kërcënimit që mori në fund të vitit të kaluar nga kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka thënë Berat Ganiqi nga zyra ligjore e LVV-së.

Haxhi Hoti në fund të dhjetorit 2019 në rrjete sociale bëri një postim i cili i kushtoi me arrestim dhe paraburgim.

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë

Fillimisht, shkalla e parë e Gjykatës e liroi atë me një masë që mos t’i afrohej Kurtit në një distancë prej 500 metrash, por pas ankesës së Prokurorisë në shkallën e dytë, Apeli vendosi që ai të rikthehet prapa grilave.

Zyrtari i Nismës që kërcënoi Albin Kurtin kthehet në burg