Albin Kurti flet për pagesën e energjisë elektrike në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fajin për mospagesën e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, e kanë strukturat ilegale atje.

Në konferencë për media, Kurti tha se për energjinë elektrike në veri do të bisedojë me Brukselin dhe jo Beogradin.

“Për energjinë elektrike që nuk po paguhet, fajin e kanë strukturat ilegale atje. Licensimi i kompanisë është kompetencë e ZRrE-së dhe ata do ta bëjnë këtë. Për pagesën e energjisë do të bisedojmë me Brukselin dhe jo Beogradin”, tha Kurti.

Kurti sot përmes një konference për media ka prezantuar ministrin e ri të Shëndetësisë. Ai është Rifat Latifi, një mjek i njohur shqiptar që ka vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.