Albin Kurti: Është e rëndësishme të raportohet gjithçka që ka ndodhur në luftë

 

“Rrëfimet pas tranzicionit dhe rrëfimet strategjike për Luftën e Kosovës” ishte tema në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” e cila u mbajt në Fakultetin Amerikan në Prishtinë.

Konferencën e hapi kandidati për Kryeministër Albin Kurti, fillimisht duke e prezantuar partinë të cilën e udhëheq dhe pastaj duke vazhduar për luftën e fundit në Kosovë.

Kurti kërkoi që të raportohet gjithçka që ka ndodhur në luftë, duke shtuar se kjo duhej të ndodhte më parë.

“Është e rëndësishme të përfshijmë gjithçka që ka ndodhur në luftë jo vetëm të burgosurit”, ka  thënë Albin Kurti.

Temat të cilat u diskutuan ishin të fokusuar në luftën në Kosovë.

 

Kreshnik Gashi nga KALLXO.com mbajti fjalim për temën “Elitat pas konflikteve në Kosovë: Rëndësia e të drejtave ekonomike dhe sociale për legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës”.

“Nëse nuk keni kontakte të mira me politikanët dhe jeni studentë nuk do të mund të gjeni një punë”, ka shtuar Gashi.

Konferenca dy ditore përfundon nesër me vizitë të  Fshatit Reçak dhe me shfaqjen e filmit  “Martesa” në Kino Armata nga ora 17:00.