Albin Kurti e emëron Nenad Rashiqin në kabinetin e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Nenad Rashiqin si këshilltar politik dhe udhëheqës të zyrës për çështje të komuniteteve.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

“Nenad Rashiq është emëruar këshilltar politik i Ministrit në detyrë edhe dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve brenda ZKM-së”, i tha KALLXO.com, zëdhënësi i Qeverisë.

Poashtu, kryeministri në detyrë ka emëruar këshilltar politik edhe Aleksandër Stankoviq.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Nenad Rashit kishte kandiduar për kryeministër me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Rashiq nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.