Dikur shokë. Albin Kurti e Shpend Ahmeti festojnë fitoren e këtij të dytit në mandatin e ri në krye të Prishtinës

Albin Kurti bisedon me Shpend Ahmetin për masat ndaj coronavirusit

Kryeministri Albin Kurti i ka lënë anash inatet politike dhe ka telefonuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar më Coronavirusin.

Bisedën telefonike e ka konfirmuar vet Shpend Ahmeti në Twitter.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Kryeministri Kurti para disa ditësh tha se do t’i telefonojë të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës për të biseduar për masat e marra në raport me virusin COVID-19.

Shpend Ahmeti ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo ish larguar në fillim të 2018, kur në këtë parti kishte ndodhur çarja.

Ai ishte zgjedhur kryetar i PSD-së, derisa së fundi ka dhënë dorëheqje edhe nga kjo parti.