Evoto

Albena Reshitaj i bashkohet Partisë Guxo

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, e cila deri tani ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka aderuar në Partinë Guxo.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka thënë se një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i është bashkuar Partisë që drejton ajo.

Sipas Gërvalla-Schwarz, Reshitaj është rritur në një familje, që mishëron vlerat patriotike e përkushtimin profesional.

“Prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat.” – tha Gërvalla.

Ajo, po ashtu, shtoi se angazhimi i guximshëm i Reshitajt ka lënë gjurmë si në politikë, ashtu edhe në shoqëri – duke i kthyer profesionalizmin e integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj.

Paqartësi brenda partisë lidhur me pozicionin e deputetes Albena Reshitaj në AAK