Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Albana Luta zgjidhet kryesuese e Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Me 70 vota pro Albana Luta është zgjedhur kryesuese e Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

94 deputetë kanë marrë pjesë në votim. 70 prej tyre votuan për Albana Lutën ndërsa 12 për Arsim Rashitin, 12 vota ishin të pavlefshme.