Teatri Kombëtar i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Alban Ukaj sjell në Prishtinë shfaqjen nga Sarajeva

Të hënën e ardhshme, më 23 dhjetor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet shfaqja nga Sarajeva, “Nigdje nikog nemam” me regji të Alban Ukajt.

Shfaqja “Nigdje nikog nemam” që është prodhim i shoqatës “Kontakt” dhe Teatrit të Luftës në Sarajevë, SARTR, në Prishtinë jepet si shfaqje mysafire.

Përmes një njoftimi në Facebook, TKK njofton se shfaqja “Nigdje nikog nemam” do të jepet në këtë teatër më të hënën nga ora 20:00, dhe pas shfaqjes do ketë një sesion me pyetje dhe përgjigje me Ukajn dhe aktorët e shfaqjes.

Sipas njoftimit të TKK-së, Bond e vendos dramën në një shoqëri post-apokaliptike, e humbur për shkak të konsumizmit, ku emocionet, kujtimet dhe empatia janë të ndaluara.

Ekipi i autorëve, përqendroi kontekstin e përshtatur të lojës drejt mohimit të gjenocidit, fajit kolektiv, nderimit të kriminelëve të luftës dhe përballjes me të kaluarën.

Luajnë aktorët: Alban Ukaj, Snezana Bogiçeviq, dhe Jasenko Pasiç.