Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Alarmon Abazi: Po shohim lëvizjet e para në Mal të Zi për t'u paraprirë lëvizjeve taktike që mund të ndodhin në rajon

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Haki Abazi, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se po shohim lëvizjet e para indikative në Mal të Zi për një tentim për të përfituar ose për t’i paraprirë çfarëdo lloj lëvizjeje taktike që mund të ndodhë në rajon.

Në debatin për luftën Rusi-Ukrainë, Abazi tha se Kosova qëndron me ShBA-në dhe BE-në në të gjitha veprimet që bëhen por me një kujdes të shtuar për atë që mund të bëjë Serbia.

“Varshmëria e Evropës prej gazit rus që mbi 40 për qind vjen nëpërmjet Ukrainës e determinon formën dhe nivelin e përgjigjes duke e përfshi këtu në llogari arsenalin nuklear që ka Rusia dhe besoj që ajo që është bërë nga tre krerët e shtetit tonë, presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri është qartë e precizuar që Kosova qëndron më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në të gjitha veprimet që bëhen sigurisht më një kujdes të shtuar për atë që mund të bëjë Serbia e në po shohim edhe lëvizjet e para indikative që mund të jenë në Mal të Zi për një tentim për të përfituar ose për t’i paraprirë çfarëdo lloj lëvizjeje taktike që mund të ndodhë në rajon”, ka thënë Abazi.