Alarmi për bombë, Policia kërkon nga të gjithë qytetarët në Aeroport të largohen nga zona e udhëtarëve

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes në Aeroportin Ndërkombëtar, ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Njësia anti-bombë e Policisë së Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe u ka kërkuar qytetarëve që të largohen nga objekti i aeroportit dhe të qëndrojnë në veturat e tyre.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar nga aeroporti i Prishtinës.

Policia futet në pistën e Aeroportit të Prishtinës pas alarmit për bombë