Alarmi i kuq për valën e të nxehtit, temperaturat arrijnë në nivele ekstreme në të gjithë Evropën

Qeveritë në të gjithë Evropën kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësinë ekstreme me temperatura të parashikuara deri në +40°C në disa pjesë të kontinentit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Met Office ka lëshuar paralajmërimin e parë “të kuq” për nxehtësinë ekstreme, duke paralajmëruar se ekziston një “rrezik për jetën”.

Alarmi mbulon pjesë të mëdha të Anglisë të hënën dhe të martën kur temperaturat mund të tejkalojnë +40°C për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve – duke paraqitur rrezik për sëmundje serioze dhe madje edhe vdekje në mesin e njerëzve të shëndetshëm, tha zyra e Met në Mbretërinë e Bashkuar.

Temperatura e lartë rekord në Britani të madhe është +38,7°C e vendosur në vitin 2019.

Pasagjerët hekurudhor dhe përdoruesit e metrosë së Londrës këshillohen të mos udhëtojnë të hënën dhe të martën, përveç nëse është absolutisht e nevojshme; ndërsa shkollave dhe shtëpive të kujdesit u është kërkuar të ndërmarrin hapa për t’i mbrojtur studentët dhe banorët në moshë që janë veçanërisht të prekshëm nga temperaturat e larta. 

Paralajmërimet e kuqe u përhapën në të gjithë Francën

Météo-France tani e ka shtrirë alarmin e saj të kuq të valës së të nxehtit në më shumë se një duzinë departamentesh, duke paralajmëruar për “kushte të rrezikshme me intensitet të jashtëzakonshëm” dhe duke parashikuar se do të thyhen rekordet e temperaturës së lartë.

“Pesëmbëdhjetë departamente në bregdetin e Atlantikut janë vendosur në alarmin e kuq të valës së të nxehtit. Paralajmerime për kudesh më ngjyrë portokalli për valët e të nxehtit janë shtrirë në veri dhe në qendër të vendit në gjithsej 51 departamente,” shkroi Météo-France në buletinin e saj të mëngjesit të së hënës.

“Nxehtësia rritet dhe vala e të nxehtit përhapet në të gjithë vendin.”

Në Spanjë ka pasur 360 vdekje që i atribuohen të nxehtit në javët e fundit me temperatura që arrijnë +46°C; ndërsa në Portugali deri në 659 persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar me rritjen e temperaturave.

Vapa ekstreme shoqërohet nga një krizë zjarresh që ka shtyrë mijëra banorë të evakuohen nga pjesë të Francës, Spanjës dhe Portugalisë.

Sevilla fillon t’i emërtojë fenomenet e valëve të të nxehtit

Qyteti jugor spanjoll i Sevillas është bërë qyteti i parë në botë që emërton dhe kategorizon valët e të nxehtit në një përpjekje për ta rritur ndërgjegjësimin për rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme dhe masat paraprake që duhet të marrin qytetarët.

Ekspertët pas projektit, të quajtur proMETEO Sevilla, në fund të fundit shpresojnë se duke i përmendur valët më të rënda të të nxehtit, ata do të shpëtojnë jetë.

Vala e të nxehtit që e ka prekur Sevillen dhe pjesën më të madhe të Spanjës këtë javë vlerësohet aktualisht si kategoria 2, një valë e të nxehtit me “rrezik të lartë” që e prek të gjithë popullsinë, sipas proMETEO, e cila duket një shkallë e ashpërsisë në sëmundje dhe vdekje në pjesë të ndryshme të popullatë.

Kur një valë të nxehti i jepet kategorisë 3 do të thotë se ka një “rrezik shumë të lartë” për shëndetin e të gjithë popullatës dhe duhet të merren masat maksimale paraprake për t’i zbutur këto ndikime.

Valët e të nxehtit të kategorisë 3 marrin gjithashtu një emër, duke filluar sipas rendit të kundërt alfabetik. Vala e parë e kategorisë 3, e cila ende nuk është shpallur, do të quhet Zoe./Euronews