Databaza e IKSHPK-së

Alarmante - 147 persona nën moshën 19 vjeçare janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

147 persona nën moshën 19 vjeçare janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas databazës së Institutit të Shëndetësisë Publike, 19 fëmijë nga grupmosha 0-9 vjeç janë infektuar me COVID-19, nga 1 mijë e 6 të infektuarit e 24 orëve të fundit.

Ndërsa 128 të tjerë i takojnë grupmoshës 10 deri në 19 vjeç.

Kategoria më e prekur, sipas të dhënave zyrtare për ditën e sotme, janë të rinjtë nga 20 deri në 29 vjeç, meqë rezulton se nga 1,006 të infektuarit e sotëm, 269 janë nga kjo moshë.

Ndryshe, 200 të infektuar të tjerë i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç; 152 të grupmoshës 40-49 vjeç; 134 të grupmoshës 50-59 vjeç, 63 të grupmoshës 60-69 vjeç; 34 të grupmoshës 70-79 vjeç dhe 10 persona dalin të jenë infektuar qytetar që kanë moshë mbi 80 vjeç.

Nga 6 mijë 784 testime, 1 mijë e 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes, një i grupmoshës 70-79 dhe një i grupmoshës 50-59.

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 963 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 414.

Databaza e IKSHPK-së