
Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
06.2.2023 - 16:23
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një alarm për bombë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shpend Maliqi, shefi i Policisë në Aeroport.
“Po, ka alarm për bombë” – ka thënë ai.
Tutje Maliqi ka treguar se për pak do të dalin me detaje të tjera lidhur me rastin.
Kjo nuk është hera e parë që Aeroporti i Prishtinës përballet me kërcënime për bombë, por që pas hetimeve kanë dalë të rrejshme.