
Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli
06.2.2023 - 16:58
Një kërcënim për bombë është dhënë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”- ka thënë Gara.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 policia ka pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroport.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”- ka thënë Ahmeti.