Ilustrim

Al Jazeera: Një ushtar i vrarë dhe 6 të plagosur nga bombardimet në Ukrainë

Ushtria ukrainase thotë se një ushtar është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga bombardimet nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore në 24 orët e fundit.

Ushtria ukrainase bëri të ditur në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 96 incidente të bombardimeve nga separatistët gjatë 24 orëve të fundit krahasuar me 84, sa ishin një ditë më parë.

Sipas tyre, forcat separatiste përdorën artileri të rëndë, mortaja dhe sisteme raketash Grad./AlJazeera