Akuzohet se kontrabandoi babain dhe fëmijët për në Europë

Behxhet Limani po akuzohet nga prokuroria se ka bërë kontrabandë me migrantë.

Seanca gjyqësore për këtë rast dështoi për shkak të mungesës së të dëmtuarës Elhame Azemi.

Në gjykatë u tha se e njëjta ishte ftuar në mënyrë të rregullt por nga fletëkthesa rezulton se adresa është e gabuar.

Për të dëmtuarën kryetari i trupit gjykues, Isuf Makolli do të lëshoj urdhëresë për verifikimin e adresës nga Stacioni Policor Fushë Kosovë.

Seanca e radhës u caktua për datën 1 nëntor   në ora 09:30

Sipas prokurorisë Behxhet Limani, akuzohet se me datën 9 shtator me 2014 qëllim të përfitimit në shumë prej 2 mijë e 100 euro ka organizuar kalimin e kufirit në  Merdare të Florim Brahimit dhe dy fëmijëve të tij njërit 3 vjeçar dhe tjetrit 4 vjeçar me destinacion në shtetet evropiane.

Sipas aktakuzës për të kaluar kufirin janë paguar 700 euro për person.