Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, Foto: Facebook

Akuzat për politizim të bordeve, deputetja e LDK-së propozon që LVV-së t’i ndërrohet emri në “Vetë-kapje”

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë ajo politizim të bordeve.

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, deputetja ka thënë se LDK-ja e kundërshton listën e propozuar nga ekzekutivi për anëtarët e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Bunjaku-Rexhepi me ironi, ka propozuar që Lëvizjes Vetëvendosje t’i ndërrohet emri në “Vetë-kapje”.

“Këto borde që po i emëroni janë puro-politike. Të gjithë ata që kanë qenë në listën e kandidatëve për deputetë apo militantë tuaj qenkan profesionistë. Ju kisha preferuar që Vetëvendosjes me ia ndryshu emrin si parti, në Vetë-kapje sepse Vetëvendosje s’ka të bëjë më me vetëvendosje”, theksoi ajo.

KALLXO.com dje ka raportuar për katër emrat e propozuar për anëtarë të bordit të AKP-së që kanë ose kanë pasur lidhje me parti politike.

Qeveria i propozon tetë emra Kuvendit për bordin e AKP-së