Akuza ndaj Thaçit e Veselit u ngrit në ditëlindjen e Presidentit

Prokuroria e Specializuar  ka njoftuar sot se ngritur aktakuzë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe ish- Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas njoftimit, aktakuza u ngrit më 24 prill 2020, në ditën kur i pari i vendit po e festonte ditën e lindjes.

Presidenti Thaçi u lind më 24 prill të vitit 1968.

Kjo akuzë sipas njoftimit të dhomave të specializuara  është dorëzuar në Gjykatën Speciale tek gjyqtari paraprak dy muaj më parë

Akuza është duke u shqyrtuar nga gjykatësi i procedurës paraprake dhe shumë shpejt pritet të vendoset nëse do të marrë konfirmimin e gjykatës.

Në bazë të njoftimit të Prokurorit të Specializuar, Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe persona të tjerë janë duke u akuzuar për afërsisht 100 vrasje të paligjshme që përfshijnë viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë dhe kundërshtarë politikë.

Njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuze është bëre sot me 24 qershor, apo tre ditë para takimit në Washington.

Publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës, zyra e Prokurorit të Specializuar e ka arsyetuar me përpjekjet e përsëritura të Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së