Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Akuza e Sami Kurteshit: Votat e diasporës nuk u bartën sepse Posta nuk kishte ngjyrë për vula

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi ka deklaruar në emisionin “KALLXO Pernime” se votat e diasporës të zgjedhjeve të fundit nuk u bartën sepse Posta e Kosovës nuk kishte ngjyrë për vula.

“Në një raport të Germin-it që e kam pa, merre me mend, thuhet se Posta e Kosovës nuk ka lëshu, postën për mërgatën tonë për vota, se u ka mungu ngjyra për vula m’i vulos. Nuk i ka lëshu herën e kalume. Posta e Kosovës sepse është një zinxhir, postimet vijnë në aeroport e ato nuk përcillen, sa vonohen ato deri dërgohen në Fushë- Kosovë, aty kemi vonesa të tmerrshme”, u shpreh ai.

Në emisionin e sotëm në “KALLXO Pernime” u diskutua me vendimmarrësit e KQZ-së rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të ftuar në emisionin e sotëm ishin Arianit Elshani nga PDK, Ibrahim Selmanaj nga AAK, Sami Kurteshi nga LVV dhe Labinot Leposhtica nga Zyra e Ligjore e BIRN-it.

Në këtë debat u diskutua edhe për votat nga jashtë dhe votat e helmuara nga Serbia që kishin ardhur gjatë procesit të numërimit të votave në QNR në zgjedhjet e fundit.

www.kallxo.com