Akullnajat artificiale në Indi, zgjidhje për banorët

Akullnajat të cilat po zhduken për shkak të ndryshimeve klimatike, janë burim i pazavendësueshëm i ujit të pijes.

Gjatë sezonit veror, një pjesë e tyre shkrihet, duke siguruar kështu banorët me ujë të pijshëm. Kjo ndodh në vendet si në Amerikën Jugore dhe Indi.

Ky ujë shfrytëzohet edhe për ujitje të të lashtave.

Lugina Ladakh është njëra prej rajoneve më të ftohta malore në botë, ku temperaturat gjatë dimrit arrijnë në minus 30 gradë Celcius. Banorët e atjeshëm mbështeten nga të mbjellan, të cilat kultivohen vetëm gjatë një periudhe të shkurtër muajsh, që shpesh ujiten nga uji që rrjedh nga akullnajat. Sidoqoftë ndryshimet klimatike gjatë disa dekadave të fundit do të thotë se akullnajat në këtë rajon janë tkurrur, duke ndikuar kështu edhe në sezonin e të mbjellave.

Megjithatë duket se këto rajone kanë gjetur një zgjidhje për ujitje e ujë të pijshëm.

Zgjidhja është akullnajat artificiale. Kjo ide është e inxhinierit Sonam Wangchuck nga Ladakh të cilën e paraqiti në vitin 2013. Ideja është që uji të ruhet me anë të akullnajave artificiale, pra të ndëtohen akullnaja të vogla artificiale.

Gjatë studimit disavjeçar të akullnajave, del se ato kanë ndihmuar këtë rajon dukshëm me ujë.

Kur temperaturat janë nën zero gradë Celcius, struktura në formë koni ngrihet shpejtë. Megjithatë uji që shkrihet nga to nuk mjafon për këto rajone.

Ndërtimi i akullnajave artificiale nuk është diçka e re, por më parë ato ndërtoheshin në forma më pak efikase, e tani këto struktura ndërtohen në periferi të fshatrave. Ndërtimi i tyre nuk kushton, dhe nga to ofrohen miliona litra ujë çdo vit.

Ky projekt tani pritet të realiztohet edhe në pjesë të tjera të botës.

Banorët dhe shkencëtarët e këtyre rajoneve besojnë se çështja e ujit për më tepër mund të zgjidhet edhe falë liderëve botëror të cilët mblidhen çdo vit për të diskutuar për klimën në samitin e Glascow-t./RTV21