Teatri i Qytetit të Gjilanit. Foto: TQGJ

Aktorët e sëmurë, anulohen tri shfaqje

Teatri i Qytetit të Gjilanit, ka anuluar shfaqjen e reprizave të tri shfaqjeve të planifikuara për t’u dhënë në ditët e ardhshme.

Arsyeja e anulimin të shfaqjeve, sipas menaxhmentit të Teatrit të Gjilanit, është gjendja jo e mirë shëndetësore e aktorëve të cilët luajnë në tri shfaqje.

“Ju njoftojmë që shfaqjet e planifikuara të mbahen në datat 11,13 dhe 15 shkurt 2021, anulohen për shkaqe shëndetësore të disa prej aktorëve që luajnë në këto shfaqje: ‘Kosovo for Dummies’, ‘Zgjimi i pranverës’ dhe ‘a.y.l.a.n’. Pjesa tjetër e programit mbetet e pandryshuar”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit në Facebook.

Repertori i Teatrit të Gjilanit- shkurt 2021