Protesta e grupit të aktorëve të Prishtinës. Foto: Isa Vatovci

Aktorët e Prishtinës kërkojnë konkurs për trupën rezidente të ‘Dodonës’

Grupi i aktorëve të Prishtinës kanë protestuar sot para objektit të Komunës, për mos shpallje të konkursit për aktorë rezidentë të teatrit të qytetit “Dodona”.

Përmes fishkëllimave të bilbilëve, duartrokitjeve të gjata e pankartave, aktorët e Prishtinës kanë shprehur protestën e tyre për, siç kanë thënë ata, neglizhencën e Komunës së Prishtinës në kërkesat të tyre.

Leonit Maloku ka thënë se përmes kësaj proteste aktorët kryeqytetas kërkojnë që Komuna e Prishtinës ta hapë konkursin për aktorë për plotësimin e ansamblit të aktorëve të Teatrit të Qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

Maloku ka thënë se “Dodona” tash e 20 vjet ka vetëm 4 aktorë.

“Ne, sot thjesht kemi dalë me protestu sepse kërkesat tona nuk janë marrë parasysh. Ne po kërkojmë atë është e paraparë edhe me ligj i cili thotë se teatri i qytetit duhet të ketë ansambël rezident të aktorëve, më së paku 10 e më së shumti 20”, ka thënë Maloku.

Ai ka kërkuar nga Komuna ta shpallë konkursin për aktorë rezident për “Dodonën”, para se të miratohet buxheti i Komunës për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq Ilir Ppapashtica është shprehur se është hera e dytë që grupi i aktorëve të Prishtinës protestojnë për këtë qëllim.

“Ne po kërkojë nga kryetari (Shpend) Ahmeti vetëm zbatimin e ligjit për teatrot, sikurse komunat tjera që e kanë zbatu dhe e kanë plotësu trupat rezidente. Kjo është ajo çfarë po kërkojmë ne, dhe këtë po e kërkojmë tash e dy vite. Ne do të vazhdojmë me protesta, nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, në mënyra tjetra”, ka potencuar Prapashtica.

Ai ka thënë se komuna nuk duhet të hapë konkursin vetëm për pesë aktorë.

Kurse, Molikë Maxhuni ka potencuar se komuna nuk ka marrë parasysh kërkesa dhe sjelljen korrekte të grupit të aktorëve.

“Ne jemi artistë dhe mënyra jonë e butë dhe bisedat shoërore na kanë pru në këtë situar”, ka thënë ndër të thjerash ajo, duke potencuar se deri më tani Komuna vetëm ka neglizhuar kërkesëne tyre për shpalljen e konkursit për aktorë rezidentë të Teatrit “Dodona”.

Grupi i aktorëve për disa minuta ka protesutuar para hyrjes kryesore të Komunës së Prishtinës.

Protesta e grupit të aktorëve të Prishtinës. Foto: Isa Vatovci

Protesta e grupit të aktorëve të Prishtinës. Foto: Isa Vatovci
Protesta e grupit të aktorëve të Prishtinës. Foto: Isa Vatovci