Aktorët dhe stafi i Teatrit “Adriana” në Ferizaj bëhen me kontrata të rregullta, Fotofrafi: Komuna e Ferizajit

Aktorët dhe stafi i Teatrit “Adriana” në Ferizaj bëhen me kontrata të rregullta

Tetë aktorë dhe 11 persona të stafit të Teatrit “Adriana” në Ferizaj sot kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës.

“Moment historik, kur dihet se deri më tani nuk ishte e zgjidhur çështja e angazhimit të përhershëm të aktorëve, e për herë të parë me kontrata të rregullta po formohet trupa rezidente e aktorëve dhe stafit tjetër drejtues e teknik”, ka shkruar në Facebook kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu.

Aliu ka shkruar se në mesin e investimeve kapitale është projektuar renovimi i tërësishëm i Teatrit “Adriana”, ndërtimi i Pallatit të Kulturës ku hapësira të konsiderueshme do t’i dedikohen Teatrit e që kështu mbyllet cikli i investimebe kapitale në këtë drejtim.

Aktorët e zgjedhur sipas konkursit të Teatrit “Adriana” janë: Mevlan Saraçi, Blin Sylejmani, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Milot Salihu, Dardane Mehmeti dhe Gresë Gashi.

Kurse në pozitat tjera u zgjodhën: Besim Ugzmajli – Udhëheqës Artistik, Arben Marevci – Dramaturg, Ali Krasniqi – Inspicient, Eleonora Gagica Hamza – Garderobiere, Mirjeta Brahimi – Grimere, Avni Ajvazi – Mjeshtër skenografie, Naim Berisha – tonist/biletashitës, Hajrullah Elezi – Mjeshtër ndriçimi, Lirije Sadriu – Zyrtare administrative, Xhelal Topalli – Zyrtar financiar dhe Florim Hashani – punëtor skene.