Aktivitetet në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Guidave Turistike

21 shkurti shënohet si Dita Ndërkombëtare e Guidave Turistike.

Kjo ditë, për herë të parë do të mbahet këtë vit nga Asociacioni i guidave turistike të Kosovës (GUIDEKS) me parullën “Me shumë dashuri nga Kosova”.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i publikut për faktin se guidat turistike janë ambasadorë kulturore të vendeve që ata përfaqësojnë dhe promovojnë.

GUIDEKS ka njoftuar se aktiviteti i tyre do të shënohet paralelisht në Prishtinë, Prizren, Graçanicë dhe Novobërdë.

Siç njoftojnë, publiku do të ketë mundësinë të bashkëngjitet  në një tur ecjeje pa pagesë të organizuar nga anëtarët të shoqatës.

Aktiviteti do të fillojë nga ora 12:00 deri në orën 14:00.

Lokacioni i fillimit të turit: Prishtinë – para bustit të Skënderbeut. Prizren – para zyrës së turizmit tek rr.Farkatarët. Graçanicë – para hyrjes së Manastirit të Graçanicës. Novobërdë – tek parking para Kalasë së Novebërdës.

Turi do të ofrohen në gjuhë angleze ose edhe në gjuhë shqipe ose serbe – varësisht nga kërkesa e grupit.

Kujtojmë se që nga viti 21 shkurt i vitit 1990, Federata Botërore e Asociacioneve të Guidave Turistike – WFTGA, promovon Ditën Ndërkombëtare të Guidave Turistike në botë.