Aktivistja shqiptare: Nuk ka unifikim të shqiptarëve në Amerikë

Në emisionin “Jeta në Kosovë” pas intervistës më ministrin e Financave, Besnik Bislimi, është duke u zhvilluar debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Flaka Ismaili, aktiviste shqiptare në Uashington, tha se në Amerikë nuk ka unifikim të shqiptarëve, përpos Ambasadës atje.

“Washington DC vepron në bazë të marrëdhënieve që krijohen dhe më duket se kam 6 vite që jetoj këtu dhe nuk kam parë shumë prezencë të unifikuar të shqiptarëve përveç ambasadave në DC. Mënyra se si duhet të lobojmë në Qeverinë amerikane është t’i mbajmë lidhjet dhe të krijojmë lidhje të reja”, tha Ismaili.

 

“Përndryshe secili vend në botë ka prezencën e vet në DC dhe nëse nuk i mban kalon shumë shpejt në harresë, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi kaluar pak në harresë dhe është koha me ringjallë”, shtoi Ismaili në “Jeta në Kosovë”.

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua intervista me ministrin e Financave, Besnik Bislimi si dhe debati me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.