Aktivistja e rinisë kërkon disa cilësi në një ministër të ardhshëm të arsimit

Dafina Krasniqi, studente dhe aktiviste për rininë ka thënë se cilësia në arsim duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.

Krasniqi në Jeta në Kosovë përmendi disa prej veprimeve që sipas saj duhet t’i bëjë qeveria e ardhshme në arsim.

“Kisha dashtë me pa që me lanë të lirë Agjencinë e Akreditimit me e kry punën e vet. Kisha pasë dëshirë që jo doemos kur vjen qeveria e re me u filtru drejtorat me ardhë të rinj me anu ka partia. Po shpresoj që LVV nuk ka me mbajt arsimin gjallë veç me çerdhe dhe me kifle. Po shpresoj që edhe ka aspekti i plagjiaturës së profesorëve që e ka përmend Vjosa Osmani”, tha Krasniqi

Mbi të gjitha sipas Krasniqit duhet rritje në cilësi për këtë sektor.

Sot në Jeta në Kosovë u diskutua për zgjedhjet dhe pritjet nga qeveria e ardhshme.

Pjesë e këtij diskutimi janë: Besnik Vasolli, ekspert i çështjeve zhvillimore, Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë, Bashkim Ibishi, ekspert për komunitete, Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë, Dafina Krasniqi, Task Forca për Rini dhe Labinot Leposhtica, udhëheqës i zyrës ligjore të KALLXO.com.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: