Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia

Aktivisti i Vetëvendosjes ftohet nga Gjykata Speciale

Kandidati për deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Gani Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të jap prova, informacione e dëshmi.

Gani Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që me datat 11 dhe 12 nëntor të paraqitet në orën 09:00 në Hagë.

“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan këtë gjykatë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai ka thënë se në këtë Gjykatë do të dëshmoj për luftën e drejtë të UÇK-së.

Gani Krasniqi Vetevendosje

Ditë më parë, ftesën nga Gjykata Speciale e kishte konfirmuar edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Në Gjykatën Speciale i ftuar për t’u intervistuar ka qenë edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradianj, i cili kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij pas marrjes së ftesës.