Driton Bardheci (në mes).

Aktivisti i AAK-së që i hodhi "Plazma" Albin Kurtit, bëhet Zëvendësministër i Arsimit në Qeverinë Hoti

Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bardheci me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot, u emërova Zëvëndësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. E falenderoj kryetarin Ramush Haradinaj dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë! Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që t’i shërbej shtetit tim dhe gjithë juve që më mbështetët në çdo periudhë. Zotohem se do të përkushtohem plotësisht me të gjitha kapacitetet e mija njerëzore dhe profesionale, në mënyrë që të përballemi suksesshëm me të gjitha sfidat gjatë reformës së sistemit arsimor”, ka shkruar Bardheci.

Në shkurt të këtij viti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës duke kundërshtuar heqjen e tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Përmes këtij aksioni, të rinjtë e AAK-së kërkuan që të mos hiqet tarifa pa njohje nga Serbia.

Driton Bardheci tani zëvendësministër kishte thënë gjatë aksinit sombolik se tarifa i ka sjellë Kosovës produkte shumë cilësore nga prodhuesit, si dhe ka krijuar vende të reja të punës.

Driton Bardheci tani është emëruar zëvendësministër në një qeveri e cila ka heq reciprocitetin me Serbinë.

Gjithashtu, Bardheci nga aksionet simbolike kundër heqjes së taksës është emëruar zëvendësministër në një qeveri, ku udhëheq LDK, e që e njëjta disa herë ka bërë presion për heqjen e tarifës 100%.

VIDEO- Të rinjtë e AAK-së i gjuajnë Albin Kurtit ‘Plazma’ në oborr të Qeverisë

Isa Mustafa: LDK pro heqjes së menjëhershme të tarifës 100 % ndaj Serbisë