Pastrimi i Mirushës; Fotografi; Kosova Wildlife Care

Aktivistët pastrojnë "Mirushën", largojnë 80 thasë mbeturina (FOTO)

Aktivistë të ambientit, qytetarë e dashamirës së natyrës kanë mbledhur dhe larguar 80 thasë mbeturina nga Mirusha.

“Është shqetësuese se si investohen 384.000 mijë euro nga taksat tona për Shëtitoren që ka shkatërruar florën dhe faunën, por asnjë investim në mirëmbajtjen apo largimin e mbeturinave, apo plan konkret si të mbrohet Parku”, shkruan në Facebook organizata ‘Qytetarët Aktivë.’

‘Qytetarët Aktivë’ ka shkruar se ky aktivitet duhet ngrisë vetëdijen e sistemit qeverisës dhe qytetarëve që të mbrojnë dhe kujdesen për pasuritë natyrore të Kosovë.

Ky aktivitet është realizuar me iniciativën e organizatës ‘Kosova Wildlife Care.’

Pastrimi i Mirushës; Fotografi; Kosova Wildlife Care

 

Pastrimi i Mirushës; Fotografi; Kosova Wildlife Care
Pastrimi i Mirushës; Fotografi; Kosova Wildlife Care

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.