Aktivistët e Vetëvendosjes nga Kçiqi i Madh i bashkohen PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur së dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga nëndega në Kçiq të Madh në Mitrovicë kanë aderuar në PDK.

Sipas një komunikate thuhet së degës së PDK-së në Mitrovicë po i bashkohen vazhdimisht qytetarë në mbështjetje të Kadri Veselit për kryeministër.

Ata thuhet së janë pritur nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza.

“Partisë Demokratike në Mitrovicë sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh! Në zyrat e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës së PDK-së, Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë. Anëtarët e rinj shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kujtojmë së kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka aderuar të premten në Lëvizjen Vetëvendosje nga partia e Behgjet Pacollit, AKR.