Foto: KALLXO.com

Aktivistët e PSD nuk largohen nga objekti i ZRrE-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti po ballafaqohen me kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu brenda zyrave të këtij institucioni pas vendosjes së tarifave të reja.

Ata po përplasin me duar dyert brenda hapësirës së objektit të ZRrE-së, dhe po përdorin fishkëllima.

Fejzullahu ka kërkuar nga ata që ta lirojnë zyrën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur,

“Nuk mundemi sot me u jep pergjigje, veç po kerkojme sipas procedurave. Sinqerisht kam prit qe komentet me i sjell edhe ti. Kam shpresu që ka qenë konsultim publik me pranu komente nga ju”, i tha Ymeri-Molliqajt.

Ndërkaq, kryetari i PSD Dardan Molliqaj kërkoi përgjigje nga Ymeri në lidhje me tarifat.

“Asnjë vendim nuk është i plotfuqishëm deri sa nuk publikohet në faqe zyrtare. ti ke shku në media nuk mundem me ju kallxu sa janë rrit dhe ke kallxu veç një pjesë të rritjes. Kjo i bjen qe je tu manipulu. Deri në 800 kilovatë ke thonë s’ka rritje, por është rrit. Sa është fitimi? Unë ka me pagu rrymën edhe se di sa është rrit. Sa është subvencionimi deri në 800 kilovatë? Ju nuk po doni me publiku vendimin”, tha ai.