Foto e marrë nga telegrafi.com
Aktivistet befasojnë kancelarin Scholz, pozojnë zhveshur para tij
Dy aktiviste u zhveshën papritmas pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz teksa po fotografoheshin me të të dielën për të kërkuar një embargo të gazit rus.
Siç raportohet, dy gratë, të cilat përfituan nga shtëpia e hapur e qeverisë që u mbajt gjatë fundjavës për të fituar akses te kancelari gjerman, kishin shkruar në gjoksin e tyre “embargo gazi tani”, në lidhje me dërgesat e gazit rus në Gjermani, të cilat vazhduan pas pushtimit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se kërkon një rrugë tjetër, Gjermania, e cila mbështetet shumë në gazin rus, nuk ka qenë në gjendje deri më tani të vendosë një embargo të plotë ndaj gazit nga Rusia.
Dy aktivistet u nxorën shpejt nga zyrtarët e sigurisë pas veprimit të tyre që u komentua shumë në Twitter.
“Nuk di shumë për ju, por prisja ta shihja këtë. Jeni fantastik, FEMEN Gjermani!”, ka reaguar aktivistja ukrainase, Inna Shevchenko.
I pyetur nga publiku më herët të dielën, Olaf Scholz kujtoi përpjekjet e ndryshme të bëra nga Berlini për të gjetur burime alternative të energjisë, duke përfshirë gazin natyror të lëngshëm, terminalet e parë të të cilat Berlini po përgatitet t’i ndërtojë, mund të futen në funksion në fillim të vitit 2023.
“Atëherë problemi ynë i sigurisë së furnizimit mund të zgjidhet në fillim të vitit 2024”, vazhdoi ai. Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, pritet të përjetojë mungesë energjie dimrin e ardhshëm. /Telegrafi/