Ilustrim

Aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj vëllait të reperit Buta

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë të ndodhur në Ferizaj në maj të këtij viti ndaj Qëndrim Jonuzi, që është vëllai i rep-këngëtarit, Buta.

Akuzën prokuroria njofton se e ka ngritur kundër të pandehurit Qëndrim Jonuzi për vrasjen e tani të ndjerit G.H.m duke e ngarkuar të akuzuarin me veprën penale, vrasje e rëndë.

Sipas aktakuzës, me datë 28 maj 2022, rreth orës 00:53 në Ferizaj para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje e ka privuar nga jeta të ndjerin G.H, duke shtënë 6 herë në drejtim të tij me armë zjarri.

Si motiv i vrasjes, prokuroria pretendon të ketë qenë mosmarrëveshja e mëhershme mes të pandehurit dhe të ndjerit, lidhur me një veturë të vëllait të të pandehurit  – reperit Buta, ku i pandehuri pretendon se atë veturë e ka djegur tani i ndjeri.

I akuzuari Qëndrim Jonuzi ndodhet në paraburgim që nga kryerja e veprës, me kërkesë të prokurorisë.

Seanca për caktimin e paraburgimit ishte mbajtur spitalin ku po qëndronte i dyshuari, për shkak se në natën kritike ishte goditur me plumb nga njëri nga policët, pas mos bindjes së urdhrave të tyre.

Në anën tjetër, ngjarja e ndodhur para dy ditësh është parë nga një njësi e policisë e cila në atë kohë ishte duke bartur një të dyshuar për narkotikë, me ç’rast policët intervenuan dhe e plagosën të dyshuarin.

Ndaj zyrtarit policor që ka kryer plagosjen e të dyshuarit, Inspektorati Policor i Kosovës kishe nisur hetimet.

Vrasja në Ferizaj, autorizohet intervistimi i dy personave që e takuan të dyshuarin pak para incidentit