Prokuroria Themelore në Pejë

Aktakuzë për të dyshuarit se sulmuan dy policë pasi morën gjobë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar pasi të njëjtit kanë rrahur dy policë.

Sipas Prokurorisë, e gjithë ngjarja kishte ndodhur më 12 tetor ku në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës kishte ndodhur një aksident trafiku.

Prokuroria ka njoftuar se derisa zyrtarët policorë ishin nisur drejt vendit ku kishte ndodhur aksidenti dhe ishin krijuar kolona të gjatë të automjeteve, kishin vërejtur një veturë e cila kishte tejkaluar ë vijë të plotë, e cila drejtohej nga i dyshuarit L.Gj, me pasagjerin P.Gj.

Pasi të njëjtit janë ndaluar nga policia për këtë kundërvajtje, policia kishte marrë nga ta dokumentet për shqiptim të gjobës.

Pas marrjes së dokumenteve, të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policorë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.