Numan Baliq - Foto: Atdhe Mulla

Aktakuzë për sulm seksual ndaj ish-ministrit Numan Baliq

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj ish ministrit të Sh9ndetësisë, Numan Baliq, për vepër penale- sulm seksual.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të kësaj prokurorie.

Baliq po akuzohet se duke u ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin e Pejës ka keqpërdorur gjendjen e të dëmtuarës me qëllime seksuale.

Sipas prokurorisë viktima arrin të largohet nga ai dhe të lajmërojë rastin në polici.

Baliq ka qenë edhe më herët i akuzuar për ngacmim seksual, ishte liruar nga akuza.

Ai është duke u mbajtur në paraburgim.

Dje para gjykatës së Pejës, familjarë të tij protestuan ndaj vendimit për vazhdim të paraburgimit.

Gjykata e Pejës e lë në burg ish-ministrin Numan Baliq, i dyshuar për sulm seksual