Cocaine Hydrochloride Powdered

Aktakuzë për prizrenasin, iu gjet kokainë në shtëpi

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A. Sh., të cilit para një muaji Policia e Kosovës i kishte gjetur në shtëpinë e tij 10.8 gram kokainë.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

“I pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre”, është thënë tutje.

Në njoftimin e prokurorisë tregohet se të pandehurit më 4 nëntor të këtij viti Policia ia kishte kontrolluar shtëpinë në të cilën kishin arritur të gjejnë 17 qese të vogla plastike të cilat dyshoheshin se përmbajnë substancë narkotike të llojit kokainë.

Këto 17 qese thuhet se peshonin 10.8 gramë.

Po ashtu në shtëpinë e të njëjtit ishte gjetur një peshore e vogël digjitale, para të gatshme në vlerë 20 euro dhe një fishek të pistoletës.