Foto: Ilustrim

Aktakuzë për organizimin e bixhozit të paligjshëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet B. M. për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B. M., ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1,  të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.