Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në tentativë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet R. Z. Në njoftimin e saj Prokuroria Speciale ka bërë të ditur veprimet e saj lidhur me këtë rast.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R. Z., për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.