Prokuroria e Gjilanit

Aktakuzë për mësuesin gjilanas për prerjen e flokëve nxënësit gjatë orës mësimore

Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj një personi në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Ulët të Gjilanit.

Sipas prokurorisë, mësimdhënësi Xh.E., dyshohet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Sipas aktakuzës, gjatë ditës së sotme, mësimdhënësi XH.E., derisa ishte duke orën e mësimit i ka prerë flokët një të mituri.

Fillimit mësimdhënësi ka pyetur të miturin F.B., se pse nuk i kishte prerë flokët, e më pas ka kërkuar nga ai që ta marrë një karrige dhe në prani të nxënësve i ka prerë flokët.

I mituri në këtë rast kishte reaguar, dhe sipas aktakuzës, mësimdhënësi ka filluar që të fyejë të miturin.

Prokuroria ka bërë të ditur se i gjithë rasti ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale.