Aktakuzë për korrupsion ndaj një zyrtareje

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt të interesit ndaj një personi me inicialet A. N.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura me inicialet A. N., ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.04/ L082 ) dhe “Konflikt i interesit” nga neni 424, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.